04 Maj 2024

Paris Hilton: Waits më shpëtoi jetën

New York, 5 mars - Paris Hilton ka patur shumë lidhje të çuditshme më parë, me njerëz të panjohur, aktorë, atletë, disa modelë dhe edhe djalin e biznesmeni grek, por asnjëri prej tyre nuk ka bërë aq shumë sa i dashuri i saj aktual, Cy Waits.

Duke folur në një emision televiziv, “showgirl”-i amerikan zbuloi se ai i shpëtoi jetën, kur një mashkull i armatosur me dy thika hyri në shtëpinë e saj me qëllim për t’a vjedhur, përdhunuar apo vrarë.

Waits ndodhej në shtëpi dhe bllokoi keqbërësin nëpërmjet një pistolete që mbante. Pasi lajmëroi policinë, ai priti për 30 minuta me armën e drejtuar nga hajduti, deri në mbërritjen e patrullës që arrestoi njeriun e quajtur Nathan Lee Pareda, aktualisht në burg, në pritje të gjykimit.

Hilton e cilësoi të dashurin e saj si një hero të vërtetë, ndërsa zbuloi se u ndie shumë e lumtur nga dhurata e tij e 30-vjetorit, një makinë sportive me vlerë 375 mijë dollarë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)