05 Maj 2024

Paris Hilton në Indi, lancon koleksionin e çantave

New Delhi, 27 shtator - Miliarderja amerikane Paris Hilton ndodhej në Indi për lancimin e një koleksioni të ri çantash ku nuk nguroi të bënte një gjest prej bamirëseje.

Televizioni privat njoftoi se trashëgimtarja  e pasur i kishte dhënë 100 dollarë lëmoshë një gruaje në Mumbai, ndërsa udhëtonte me taksi në një nga lagjet e qytetit.

Gruaja që kërkonte lëmoshë tërhoqi vëmendjen e yllit të thashethemeve, e cila hapi dritaren e automjetit dhe i dha bankënotën 100 dollarëshe.

Gjate vizitës 3-ditore në Indi, Hilton mori pjesë në një sërë eventesh tregtare dhe prezantoi linjën e saj të re të aksesorëve.

30 vjeçarja që ka pushtuar kronikat rozë të këtyre ditëve kishte veshur një fustan rozë, deklaroi se kishte marrë nga Bollywoodi oferta për të interpretuar në dy filma.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)