29 Prill 2024

Pamela Anderson në Big Brother-in indian

New Delhi, 19 nëntor - Pamela Anderson ka hyrë të mërkurën në shtëpinë e 'Bigg Boss', versioni indian i Big Brother, duke u prezantuar sipas mënyrës tradicionale indiane.

Por prezanca e saj në spektaklin reality, që po përpiqet që të rrisë audiencën, ka ngritur polemikat e para.

Pas prezantimeve Anderson është ndjerë aq rehat sa mori pjesë në ndarjen e turneve për pastrimin e shtëpisë.

Një foto e shfaqur sot në faqet e para të të përditshmeve indiane, tregon Anderson, duke fshirë kopshtin.

“Nuk më shqetëson të merrem me punët e shtëpisë. Kjo është e rëndësishme në një vend si India ku punë të tilla janë të rezervuara për kastat më të ulëta”, është shprehur aktorja.

Ndërkohë që Ministria e Komunikacionit ka vendosur që të spostojë programin në orët e vona duke e klasifikuar mes atyre me përmbajtje për të rritur.

'Bigg Boss'', që është edicioni i katërt i reality, do të transmetohet pas orës 11 të mbrëmjes për shkak të “gjuhës dhe sjelljeve të papërshtatshme” për një publik jo të rritur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)