Nis Kolonia e arteve në Mitrovicë
Mitrovicë, 2 qershor - Organizuar nga Shoqata e artistëve figurativ në Mitrovicë ka nisur të dielën Kolonia e arteve që mbahet në kuadër të manifestimit Ditët e kulturës.
Në këtë aktivitet marrin pjesë piktorë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, të cilët ditën e parë kanë punuar në dy grupe, në bjeshkët e Shalës dhe në qytetin e Mitrovicës.
Kryetari i Shoqatës së artistëve figurativ në Mitrovicë, Tafil Peci, tregon se ky aktivitet tradicional është mbështetur nga Drejtoria e Kulturës e Komunës së Mitrovicës si dhe Ministria e Kulturës.
Ai tregon se janë gjithsej 22 artistë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, të cilët janë ndarë në dy grupe.
Peci tha se janë 22 deri 25 artistë pjesëmarrës që brenda katër ditësh, prej 2-5 qershor do të pikturojnë në Mitrovicë dhe në rrethinë.
Të mërkurën më 5 qershor, ekspozohen të gjitha punimet që janë punuar gjatë kësaj kohe në qendrën e kulturës Rexhep Mitrovica në orën 19:00.
Të dielën ka qëndruar në Shalë edhe drejtori i Kulturës, Artan Osmani, i cili ju ka shprehur mirëseardhje piktorëve të mbledhur nga të gjitha viset shqiptare.
Gjatë këtyre ditëve në Mitrovicë ka shumë aktivitete kulturore që mbahen në kuadër të Ditëve të kulturës, andaj ftoj të gjithë që të marrin pjesë.