27 Prill 2024

Nielsen: Stallone ishte si një lepur në shtrat

Berlin, 20 janar - Brigitte Nielsen ka qenë e martuar me Silvester Stallone për dy vjet në periudhën 1985-1987 dhe tashmë kujton këtë martesë me disa deklarata që me siguri nuk do të jenë të pëlqyeshme për një nga të “fortët” e Hollywood-it.

Danezja ka thënë se protagonisti i filmave si “Rocky” dhe “Rambo” “ishte si një lepur në shtrat” duke shtuar se përdorimi i steroideve për të mbajtur një trup muskuloz e pengonte jetën e tij seksuale.

Gjithashtu, Nielsen theksoi se Stallone ndryshoi krejtësisht pas martesës.

“Një ditë pas martesës sonë ai ndryshoi rrënjësisht. U bë shumë posesiv dhe më trajtonte sikur të isha makina e tij. Ishte diçka e tmerrshme”, tha ish-modelja dhe aktorja në një emision televiziv gjerman.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)