19 Maj 2024

Nicole edhe pse 45-vjeçare, është ende joshëse

Hollywood, 23 gusht - Një grua me look agresiv, sensuale dhe e çlirët; e veshur me një minifund që pak gjë mbulon nga trupi i saj.

Kjo është diva e Hollivudit, Nicole Kidman, në kopertinën e ‘V Magazine’, e cila edhe pse mban 45 vite mbi supe, është e aftë të tregojë se mbetet një seks-simbol i të gjitha kohërave.

Fotoja e realizuar nga mjeshtri i fotografisë, Mario Testino, i cili cilësohet si një magjistar i shkrepjeve dhe ka fotografuar të gjithë të mëdhenjtë e botës; nga shtëpia mbretërore në Britani deri në Hollivud, nuk ka nevojë për shumë komente.

Ai ka arritur që me shkrepjet profesionale dhe falë imazhit të paprekur nga koha të Kidman, të risjellë në vëmendje edhe një herë ‘ishin’ e Tom Cruise ashtu si dikur, ku cilësohej simbol i një femre shumë joshëse.

Numri i radhës i revistës do të dalë më 30 gusht dhe seti fotografik dedikuar Nicole Kidman pritet të jetë bombastik, ndërsa në secilën foto 45-vjeçarja shfaqet shumë joshëse. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)