28 Prill 2024

Nelly Furtado me album të ri vitin e ardhshëm

SHBA, 20 nëntor - Nelly Furtado ka konfirmuar daljen në treg të albumit të ri në gjuhën angleze.

Albumi, sipas këngëtares, pritet të lansohet vitin e ardhshëm.

Albumi greatest-hits i Nelly-t, është lansuar këtë javë. Këngëtarja ka bërë të ditur se ka incizuar shumë këngë të reja, duke zbuluar sërish ‘dëshirën për këndim’.

Furtado shpesh dëgjon muzikë në makinën e saj. Albumi i ri, siç thotë ajo, do të jetë ‘më i forti nga të gjithë albumet e saj të deritashëm’.

Materialin e fundit, ‘Mi Plan’, Furtado e ka lansuar në vitin 2009.

Albumi arriti të pozicionohet në top10-listat e tetë vendeve evropiane, duke fituar edhe Billboard Latin Albums Chart.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)