27 Prill 2024

Në Indi protestojnë fansat e Metallicas

New Delhi, 31 tetor - Mijëra fansa të zhgënjyer të grupit “Metallica” kanë thyer karriget dhe kanë shqyer posterat, pasi organizatorët kanë anuluar një koncert të grupit legjendar në New Delhi.

Agjencia e lajmeve Press Trust of India raporton se policia ka arrestuar katër persona nga kompania që ka organizuar koncertin me akuzën për mashtrim të njerëzve, të cilët kanë pritur me orë të tëra për koncertin e  muzikës \"heavy metal\".

Organizatorët kanë thënë se koncerti është anuluar si pasojë e vështirësive teknike, ndërsa anëtarët e “Metallica” kanë premtuar rikthim të parave për ata që kanë blerë biletat.

Koncerti ishte pjesë e argëtimit në kuadër të garës së për Çmimin e Madh të Indisë në Formula 1.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)