04 Maj 2024

Motrat Kardashian kacafyten live

Los Angelos, 11 tetor - Duhet të ishte një spektakël i zakonshëm televiziv, ku ishin të ftuara Kim Kardashian dhe motra e saj Kloe, por emisioni rrezikoi seriozisht të shndërrohej në një arenë të vërtetë boksi brenda familjes.

Gjatë zhvillimit të spektaklit, drejtuesi anonçoi transmetimin e një videoje surprizë, në të cilën Kloe bënte thashetheme për bashkëshortin e ardhshëm të motrës dhe vinte në dyshim serioz qëllimet e tij.

E paaftë për të ruajtur gjakftohtësinë, Kim u përfshi në një shkëmbim të nxehtë fjalës me motrën më të vogël, e cila në një pikë e pyet: “Pra, ti nuk do që unë të vij në dasëm?”. Kim i përgjigjet: “Patjetër që jo”.

Pak sekonda më vonë, Kim braktisi studion, duke i dhënë fund sipas mënyrës së saj emisionit, që ndonëse më i shkurtër nga sa ishte parashikuar, fitoi një audiencë të jashtëzakonshme gjatë transmetimit të tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)