01 Nëntor 2024

MKRS mbështetë aftësimin e të rinjve përmes trajnimeve

Prishtinë, 27 gusht  - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi e shoqëruar nga zv/ministrat Halil Matoshi e Qazim Rrahmani mori pjesë në hapjen zyrtare të trajnimeve që do të mbahen në kuadër të projektit “Përgatitja e të rinjve për përpunimin e të dhënave përmes SPSS dhe platformave të ngjashme për hulumtime” i cili do të realizohet në komunën e Lipjanit dhe Komunën e Fushë Kosovës nga Akademia INFINIT, me mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Objektivi kryesor i këtyre trajnimeve është ofrimi dhe promovimi i mundësive për kyçje në tregun e punës, përmes trajnimeve për personat e papunësuar, me qëllim të pajisjes me njohuri, shkathtësi punësimi dhe punësim direkt.

Ministrja Dumoshi u shpreh shumë e lumtur që ka rastin të shohë se si një angazhim i saj direkt për avancimin dhe fuqizimin e shkathtësive të të rinjve ka arritur të realizohet.

Ministrja e përsëriti edhe njëherë gatishmërinë e saj dhe të MKRS-së për të qenë derë e hapur e të rinjve ambiciozë të cilët me vullnet e angazhim do të jenë pjesë e tregut të punës.

“Punësimi i sa më shumë të rinjve dhe ndërlidhja e edukimit formal dhe joformal me tregun e punës është një nga objektivat kryesore që ka qeveria aktualisht e sidomos Ministria e Kulturës. Si Ministri jemi përpjekur maksimalisht brenda kapaciteteve tona të ndihmojmë përmes thirrjes publike organizata rinore të cilat synojnë të integrojnë sa më shumë të rinjtë në tregun e punës si dhe organizata të cilat kanë sjellë përmes projekt propozimeve ide inovative, kreative e të realizueshme.”

Këto trajnime synojnë përgatitjen e të rinjve përmes sesioneve të edukimit joformal me rastin e aplikimit për vend të caktuar pune te punëdhënësit e ndryshëm, biznes ose shoqëri civile si dhe synojnë të ndihmojnë të rinjtë në mëdyshje për zgjidhjet që duhet të bëjnë për profesionet e ardhshme. Kjo do të arrihet përmes mësimit të teknikave që i bëjnë ata më të suksesshëm dhe më të përgatitur për tregun e punës.

Programi ndër shumë të tjera do t’i aftësojë të rinjtë për krijimin e bazës së të dhënave, njohjen me procesin e hulumtimit, njohjen me variablat dhe nivelin e matjeve, krijimin e të dhënave të munguar, analizën deskriptive të të dhënave, eksplorimin e të dhënave me grafe, analiza korrelacionale dhe regresionale, teste jo parametrike etj.

Të gjithë të trajnuarve do tu mundësohet ndjekja e trajnimit dhe qasja në materiale falas. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)