15 Maj 2025

MKRS dhe CHWB, model i bashkëpunimit

Prishtinë, 31 maj - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim, Sekretaren e përgjithshme, të sapoemëruar, të organizatës suedeze Cultural Heritage Without Borders, zonjën Annika Magnusson dhe sekretaren në largim Margareta Husen,  si dhe drejtorin e CHWB-së për Kosovë, Sali Shoshi.

Temë diskutimi ka qenë bashkëpunimi i deritashëm mes MKRS-së dhe CHWB-së në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Ministri Krasniqi ka përgëzuar sekretaren në largim për punën që ka bërë deri tash dhe për bashkëpunimin e ofruar.

Ai ndërkaq ka përgëzuar zonjën Magnusson për detyrën që ka marrë duke i ofruar asaj  bashkëpunim të vazhdueshëm, me qëllim që në të ardhmen të ketë edhe më shumë nisma të përbashkëta.

Ministri Krasniqi ka vlerësuar se bashkëpunimi mes CHWB-së dhe MKRS-së është një model i një pune të përbashkët dhe që ka shënuar rezultate të prekshme.

Ai ka vlerësuar në veçanti Memorandumin që të dy këto institucione kanë nënshkruar javë më parë për intervenime emergjente në 50 monumente të trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Ministri shprehu përkushtimin e tij që ky memorandum të implementohet sa më mirë dhe që edhe në të ardhmen të ketë iniciativa të tilla.

Nga ana tjetër, drejtuesit e CHWB-së, kanë falënderuar ministrin për bashkëpunimin, si dhe kanë vlerësuar fokusin e veçantë që MKRS-ja i ka dhënë trashëgimisë kulturore.

 Sekretarja Annika Magnusson tha se synon që bashkëpunimi mes dy institucioneve të rritet dhe se CHWB-ja do të zgjerojë aktivitetet e veta në Kosovë, me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)