19 Maj 2024

Mila Kunis pozon gjysmë-nudo

New York, 8 tetor - Mila Kunis ka pozuar gjysmë-nudo në një set fotografik “të nxehtë” për revistën ‘Esquire’, që e ka zgjedhur aktoren 29-vjeçare si femrën më seksi në botë.

Në intervistën për revistën e meshkujve, Kunis deklaroi: “Ajo çfarë bëj dhe ajo që jam, janë dy gjëra krejt të ndryshme. Kur je në Hollivud ka shumë kritika dhe lavdërime, por fjalët e të tjerëve nuk kanë rëndësi. Kam vënë re që aktorët fillojnë e i besojnë këto fjalë dhe shndërrohen në personin që industria e kinematografisë i kërkon të jenë. Me mua nuk do të ndodhë kjo gjë sepse dy jetët e mia i kam ndarë shumë qartë.”

“Nuk dua të hedh poshtë ato gjëra që më kanë mësuar prindërit e mi sepse dua që ata të jenë gjithmonë krenarë për mua”, thekson Kunis.

Aktualisht aktorja është e lidhur me ish-bashkëshortin e Demi Moore, Ashton Kutcher.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)