10 Maj 2024

Mickey Rourke pret flokët e gjata

Hollywood, 28 janar - Mickey Rourke është shprehur se do të bëjë operacion dhe do të humbë shumë kilogramë për t’i ngjarë sa më shumë personazhit të filmit të tij të ri dhe duket se e ka pasur shumë seriozisht këtë.

Fillimisht aktori ka prerë flokët e gjata për interpretimin e lojtarit uellsian të regbisë Gareth Thomas dhe ky është vetëm hapi i parë. Rourke ka punësuar edhe një trajner personal në mënyrë që të jetë sa më në formë për fillimin e xhirimeve.

Gareth Thomas është i pari lojtar regbie që ka bërë publik homoseksualitetin e tij dhe aktori hollivudian do të mundohet të përcjellë tek publiku se si uellsiani arriti të fshihte seksualitetin e tij duke luajtur një nga sportet më mashkullore në botë.

“Është një film mbi një burrë që ka luajtur regbi, një lojtar shumë agresiv në fushë dhe që çuditërisht ishte homoseksual. Fakti që ai e pranoi prirjen e tij seksuale në botën ku jetonte ishte shumë kurajoze”, ka theksuar Rourke.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)