19 Maj 2024

Michael Fox rikthehet në ekran

Hollywood, 21 gusht - Plot 12 vjet pasi hoqi dorë nga aktrimi për t’u përqendruar në luftimin e Parkinsonit, Michael J Fox do të performojë në një komedi të re televizive të bazuar në sëmundjen e tij.

Ylli i sagës “Kthim në të Ardhmen” do të interpretojë babain e tre fëmijëve që po përballen me çrregullimin e sistemit nervor. Televizioni “NBC” e vlerësoi Fox si personazh mëse të përshtatshëm për komedinë.

Në vitet e fundit, aktori është kthyer gradualisht në televizion duke luajtur role në serialet “Boston Legal” dhe “The Good Wife”.

Gjithësesi, sitkomi me 22 episode shënon angazhimin e tij të parë afatgjatë që kur aktori braktisi komedinë “Spin City” në vitin 2000.

“Nuk kam asnjë dyshim që personazhi që do të krijojnë ai dhe familja rreth tij do të identifikohen menjëherë dhe do të dhurojnë të qeshura”, deklaroi Robert Greenbaltt, drejtues i programeve në NBC. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)