29 Prill 2024

Mel Gibson rrezikon katër vjet burg

Hollywood, 21 janar - Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, rrezikon të dënohet deri me katër vjet burg, për rrahjen e ish-të dashurës së tij Oksana Grigorieva, lajmëruan mediat amerikane.

Prokurorët pranuan se është shumë e mundur që 55-vjeçari të përballet me akuzat e dhunës shtëpiake. Protagonist i “Bravehart”-it dhe “Lethal Weapon”-it, ndër të tjera, është akuzuar se i ka thyer dy dhëmbë Oksana-s, në shtypinë e tyre të përbashkët në Malibu, Kaliforni, gjatë janarit të 2010-s.

Akuza më e rëndë e tij është ajo e rrahjes së 40-vjeçares ruse, në kohën kur ajo po ushqente dhe mbante në krahë foshnjen e tyre 2-muajshe, Lucia-n.

Gibson i ka hedhur poshtë akuzat dhe pretendon se Oksana po përpiqet t`i marrë para nëpërmjet shantazhit. Çifti njoftoi për marrëdhënien e tyre në prill 2009, pasi Gibson u nda nga gruaja e tij Robyn, pas 29 vitesh martese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)