Megan Fox mahnit me gjoksin e saj

Hollywood, 19 shtator - Gjoksi i aktores Megan Fox ishte pikë e diskutimit, në filmin e saj të ri.
Aktorja, e cila është e martuar me Brian Austin Green insiston se veshjet e saj Friends with Kids janë më të përmbajtura se sa zakonisht janë mësuar njerëzit ta shohin atë, por sytë e shikuesve do të vazhdojnë të tërhiqen nga pasuritë e saj.
Edhe pse gjoksi im është pikë e diskutimit në film, veshjet janë të përshtatshme. Ky ishte përjashtim sepse unë zakonisht kam një gardërobë të egër, tha ajo.
Megan gëzon martesën me Brian-in dhe veçanërisht gëzohet kur burri i saj e zgjon atë me një filxhan kafe në ditët kur ajo punon.
Unë e bekoj shpirtin e tij kur ai e bën këtë për mua, tha bukuroshja Megan Fox.