Mbaron Festivali Ndërkombëtar Pianisti i ri 2017

Prishtinë, 2 korrik - Sikur edhe edicionet e kaluara, organizator i Festivalit Ndërkombëtar 'Pianisti i ri' ishte Shoqata e Pianistëve të Kosovës BellArte Kosova.
Ketë vit ky festival ka arritur qëllimin qe ia kishte vene vetes, për tu bere një gare masive pianistike ndërkombëtare , me shume veçori e sidomos ne Edicionin e 10-te.
Drejtoresha Vlora Baruti tha se 5 vitet e para atë Festivalit garues , ishin të mbështetur vetëm nga shkollat pianistike të Kosovës, derisa në edicionin e pestë gara arriti të ndërkombëtarizohet (viti 2012).
Festivali dhuron gjithmonë një përvojë shumë të rëndësishme në zhvillimin e pianistëve profesionist.
Festivali ndërkombëtar ka ndihmuar pianistët e rinj të kenë mundësinë të ballafaqohen me skenën dhe me juritë që përbëhen nga pianistë të ndryshëm nga Europa..Pianisti i ri është Festival i cili përkushtohet shumë në rruajtjen e traditave të mrekullueshme të kulturës sonë kombëtare, përkrahja në çdo aspekt e brezit të ri të artistëve pianisteve kosovar.
Në 10 vjetorin e festivalit, Edicioni i 10-te 'Pianistit te ri' karakterizohet me masivizimin e pjesëmarrjes dhe ndryshimin e rregullores e cila ka krijuar kushte të barabarta garimi për pjesëmarrës.
Festivali u mbajt me 17 -20 Qershor 2017. Ishin këto 4 dite te mbarëvajtjes se Festivalit , 4 dite përplot me muzikë pianistike, ku secili nga garuesit u munduan ne mënyra te ndryshme dhe shume te veçanta , të shprehin imagjinatën e tyre pianistike.
Menaxheri i Festivalit Agron Shujaku shprehet se ishte kënaqësi te bashkëpunojë me pianistë dhe shkolla te ndryshme pianistike. Shujaku po ashtu potencon se - ishim të privilegjuar qe ne edicionin e dhjete te kemi anëtar jurie pianist-profesionist me shkolle Gjermane, Ruse dhe asaj Britaneze; - Ardita Statovci-Kosove - Austri, Rustam Shuykutdino - Rusi dhe Andrew Thayer Britani e Madhe.
Ishin 4 ditë të ngarkuara për jurinë e festivalit e cila përveç vlerësimit për kategori, ka qenë e ngarkuar edhe në vlerësimin e natës finale me këto çmime:
-Fituesja e Çmimit kryesor 'Pianisti i ri 2017' është Lisa Sahatciu Prishtinë, çmimi monetare nga organizatori dhe çmimin te cilin ndanë Festivali DAM , duke mundësuar koncertimin me Filarmoninë e Kosovës , ne vitin 2018.
-Cmimi Recital ne Istanbul- Cmim te cilin ndan pianistja turke Birsen Ulucan , meritoi Vesa Berisha Prishtine.
- Cmimin Fahri Beqiri- Cmim te cilin e ndan Kompozitori F. Beqiri meritoi Klaudia Gjini Shqiperi.
-Cmimin Lola Gjoka- Cmim te cilin ndane EPTA - Tirane , meritoi Kristel Karagjozi-Shqiperi.
-Cmimin Maste klasë - Ardita Statovci- Cmim te cilin ndau anëtarja e jurisë Ardita Statovci , merituan Rinor Berisha, Anila Aliu dhe Risa Citaku - Kosovë.
Ky festival është mundësuar nga sponsor dhe partner të ndryshëm siç janë: Universiteti i Prishtinës - duke bere te mundur shfrytëzimin e sallës së bibliotekës qendrore , lokacion qe plotësoi kushtet për mbarëvajtjen e Festivalit Pianisti I ri 2017, MKRS dhe Kuvendi Komunal I Prishtinës të cilët tradicionalisht janë përkrahës te vazhdueshëm tash e 10 vite dhe bizneset Kosovare të cilat ishin risi e sponsorëve tanë ketë vit si Gentli Shoes, Ujë Rugove dhe Agrocoop Gerbera.