04 Maj 2024

Mariah Carey jep paratë e Gaddafit për bamirësi

Los Angelos, 7 mars - Mariah Carey së fundmi ka pranuar se ajo ndihet tmerrshëm që është paguar një milion dollarë për të kënduar për djalin e diktatorit libian, Muammar Gaddafi, ndërsa tani dëshiron që fitimet e këngës së re “Save the Day” t`u kontribuojnë fondacioneve për të drejtat e njeriut dhe madje nuk përjashton as krijimin e fondacionit të saj.

Nuk është hera e parë që pop ylli shtatzënë kontribuon për bamirësi, pasi këngët e saj “Hero” dhe “One Sweet Day” kanë gjeneruar me miliona dollarë për çështje bamirësie.

“Unë isha tejet naive dhe jo në dijeni se nga kush isha ftuar të këndoj. Unë ndihem tmerrshëm që kam qënë protagoniste në këtë rrëmujë. Ne si artistë po ashtu jemi fajtorë. Tani duhet të shkojmë përpara, ky është mësim për të gjithë artistët. Ne duhet të jemi më të përgjegjshëm për atë se kush na fton për të kënduar”, ka thënë Carey.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)