29 Prill 2024

Mariah Carey: Do e rris vetë fëmijën tim

Los Angelos, 12 nëntor - Këngëtarja Mariah Carey nuk ka ndërmend të punësojë dikë që të kujdeset për fëmijën e saj kur të lindë.

40-vjeçarja, e cila njoftoi shtatzaninë e saj muajin e kaluar, u shpreh: “Do përkushtohem 100% në rritjen e fëmijës që pres. Nuk do punësoj asnjë dado që të merret me të. Kjo gjë nuk është në stilin tim.”

Gjithashtu këngëtarja amerikane theksoi se karriera e saj do kalojë në një plan të dytë sepse kjo gjë, sipas saj, do të jetë gjëja më e mirë për foshnjën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)