Marc Anthony ndahet nga e dashura

New York, 29 prill - Marc Anthony i ka dhënë fund marrëdhënies së tij me Chloe Green vetëm disa javë pasi ajo është shpërngulur të jetonte me të në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas miqve të çiftit, ka qenë ish-bashkëshorti i Jennifer Lopez ai që ka kërkuar ndarjen. Një burim tha për The Sun On Sunday: Marc dhe Chloe e morën shumë seriozisht lidhjen, por nuk funksionoi. Marc vendosi që të ndaheshin.
Marc Anthony ka qenë i martuar tetë vite me Jennifer Lopez dhe ka dy fëmijë me këngëtaren e famshme.
Gjithashtu ai ka një fëmijë nga marrëdhënia me Debbie Rosado dhe dy të tjerë nga ish-Miss Universi, Dayanara Torres.
Ndërsa Chloe ka qenë e lidhur më parë me futbollistë të njohur si Djibril Cisse dhe Jermaine Defoe.