30 Prill 2024

Madonna sërish modele e Dolce & Gabbana

SHBA, 27 prill - Stefano Gabbana ka konfirmuar se Madonna do të jetë modelja e fushatës së Dolce&Gabbana për linjën e veshjeve të femrave për sezonin vjeshtë/dimër 2010.

Duke u bazuar në suksesin që pati reklama e Madonnas vitin e kaluar për këtë kompani, u përhapën spekulime për mundësinë që 51-vjeçarja të jetë modelja e dyshes italiane sërish, ndërsa tashmë kjo u konfirmua nga Stefano Gabbana.

"Madonna... ajo është gjithnjë më e mira!!!! Do të bëj një fushatë të veshjeve të femrave... Fotografimi po shkon për mrekulli!!!! Ajo është e bukur dhe i pëlqen kjo", ka shkruar Gabbana në faqen e tij në Twitter.