10 Maj 2024

Madonna puthet sërish me një femër

Los Angelos, 2 shkurt - Madonna skandalizoi opinionin publik në vitin 2003, kur gjatë mbrëmjes së ndarjes së çmimeve “MTV” puthi në skenë Britney Spears.

Megjithatë, mbretëresha e popit rikthehet të befasojë sërisht, këtë herë duke puthur një tjetër këngëtare.

Në një intervistë televizive, 53-vjeçarja pranoi se së fundmi ka puthur reperen e njohur, Nicki Minaj.

Në intervistën që do të shfaqet në një televizion amerikan në datën 2 shkurt, Madonna pranoi se i dha puthjen këngëtares së njohur pas disa gotash shampanje.

“Ishte ditëlindja e saj dhe të gjithë ngrinim dolli të njëpasnjëshme për shëndetin e saj. Pas disa gotash shampanjë, e humba kontrollin dhe përfunduam duke u puthur”, pranoi Madonna.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)