01 Maj 2024

Lopez shpërthen në lot përpara kamerave

Hollywood, 25 shkurt - Këngëtarja amerikane, Jennifer Lopez, humbi kontrollin dhe shpërtheu në të qara, ndërsa kuptoi se i preferuari i saj në “American Idol” duhet të largohej nga spektakli.

Portorikania është një antare e panelit prej tre persona në jurinë e programit të ngjashëm me “Albanian’s Got Talent”.

Ndërsa një konkurent i quajtur Chris Medina u eliminua, Lopez nuk mundi të përmbahej dhe shpërtheu në ngashërime.

Medina fitoi zemrën e Jennifer-it dhe publikut, me historinë e të fejuarës së tij Juliana, e cila pësoi dëmtime të parikuperueshme në tru në një aksident me makinë, pak përpara martesës së tyre në vitin 2009.

E lidhur me një karrige me rrota dhe me pajisje që e mbajnë gjallë, ajo ka nevojë sot për përkujdesjen 24-orëshe të nënës së saj dhe Medinës.

Megjithatë, ndërsa Chris nuk ishte aq i mirë sa për t’u përfshirë në listën e 24 më të mirëve amerikanë, Jennifer nuk mundi të përmbante lotët, ndërsa tha live se nuk donte të bënte më punën e gjyqtares.

Ajo u ngushëllua nga gjyqtyrët e tjerë të panelit, Steven Tyler dhe Randy Jackson.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)