19 Maj 2024

Lohan sulmohet në dhomën e hotelit

New York, 1 tetor - Një burrë është arrestuar pasi ka sulmuar Lindsay Lohan në dhomën e saj të hotelit.

Aktorja 26-vjeçare kishte ftuar në suitë Christian LaBella-n dhe disa miq pas një feste në një klub nate, por gjërat shkuan keq kur ajo pa foto të saj në telefonin e burrit dhe nisi të kërkonte shpjegime.

Sipas mediave amerikane, Lohan pretendon se 25-vjeçari u nervozua shumë dhe e sulmoi atë duke i vënë duart në fyt dhe duke e përplasur në tokë.

LaBella u largua nga një shok i tij, ndërsa Lohan aktivizoi alarmin e zjarrit duke bërë që të vinin agjentët e policisë.

Një zëdhënës i aktores theksoi: “Lindsay u sulmua në mëngjes në dhomën e saj të hotelit në New York.

Agresori është arrestuar dhe po mbahet nën vëzhgim. Lindsay ka folur me policinë dhe po bashkëpunon në hetimin e kësaj çështjeje.”

Gjithsesi në orët në vazhdim LaBella është lënë i lirë pasi nuk kishte prova të mjaftueshme për të vërtetuar versionin e Lindsay Lohan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)