16 Maj 2024

Lohan do të interpretojë Elisabeth Taylor në filmin Liz And Dick

Hollywood, 7 qershor - Lindsay Lohan do të interpretojë Elisabeth Taylor në filmin e saj më të fundit me titull ‘Liz And Dick’, film që përqendrohet në marrëdhënien mes aktores së famshme dhe uellsianit Richard Burton.

Në foton promovuese të filmit, protagonistja e ‘Mean Girls’ i ngjan shumë aktores së ndjerë me fustanin e kuq dhe me peliçen e bardhë.

25-vjeçarja po xhiron aktualisht filmin në Kaliforni. Rolin e Burton do ta interpretojë Grant Bowler.

Për Lindsay Lohan roli i të madhes Elisabeth Taylor është një hap tjetër drejt daljes nga problemet e shumta të kohëve të fundit.

Gjatë këtyre viteve aktorja e re ka pasur probleme ligjore të lidhura me përdorimin e drogës dhe vjedhje bizhuterish.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)