27 Prill 2024

Lohan, 30 ditë burg nuk respektuoi rregullat e lirimit me kusht

Los Angelos, 3 nëntor - Aktorja hollivudiane, Lindsay Lohan, u dënua me 30 ditë heqje lirie në një burgim të sigurisë së ulët, pasi pranoi që nuk kishte respektuar rregullat e lirimit me kusht.

Megjithatë, ajo nuk do të nisë menjëherë vuajtjen e dënimit, pasi gjykata pranoi të shtynte datën e dorëzimit të saj në burg në 9 nëntor, për ta lejuar që të kryejë një seancë fotografike për revistën erotike “Playboy”, kontratë nga e cila do të fitojë një million dollarë.

Në gjykatë u vendos se nëse pas lirimit në datën 9 dhjetor, ajo mund të përballet me nëntë muaj burgim, nëse do të shkelë sërish kushtet e lirimit me kusht.

Përveç vendimit të gjykatës, ra në sy dhe një e nxirë në krahun e majtë të aktores. Në fillim diçka e tillë u duk si një hematomë, por fotografitë verifikuan se bëhet fjalë për një tatuazh të papërfunduar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)