19 Maj 2024

Lisa Marie Presley kamariere

Rotherfield, 29 shtator - Ndonëse është vajza e mbretit të rock-ut, Elvis Presley-t dhe jeton në një rezidencë që përllogaritet diku tek 13 milion euro, Lisa Marie Presley gjen kohë për të punuar edhe në një kamionçinë shërbimi të ushqimit të shpejtë.

Banorët e Rotherfieldit, një qytezë në lindje të Suseksit në Angli u habitën kur panë 44-vjeçaren t’u merrte dhe t’u shërbente porositë e tyre.

Në fakt Lisa ndodhej në biznesin e familjar të dy miqve të saj anglezë për t’i ndihmuar ata dhe jo për të nxjerrë ndonjë të ardhur.

44-vjeçarja u shpërngul në Angli 2 vite më parë së bashku me bashkëshortin e saj, duke braktisur plazhin, diellin dhe “egoistët californianë”, sic i quan. Ajo thotë se nuk është penduar për zgjedhjen e bërë.

“Në Kaliforni jetova 17 vite dhe në 17 vjet nuk njihja ende fqinjët e mi. Vendosa të shpërngulem në Angli. Njerëzit janë më të ngrohtë, më të sjellshëm dhe moti me shi dhe i ftohtë më pëlqen. Të jem e sinqertë, ndoshta jam e vetmja që kam ardhur në Angli e shtyrë edhe nga klima”, thotë Lisa për mediat britanike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)