19 Maj 2024

Leonardo DiCaprio u lëndua gjatë xhirimit të një skene erotike

Hollywood, 16 tetor - Aktori i famshëm hollivudian Leonardo DiCaprio u dogj në të ndenjurat e tij gjatë xhirimit të një skene erotike të filmit të Martin Scorsese \"Wolf of Wall Street\", shkruajnë mediat amerikane.

Kur regjisori i sugjeroi aktorit dhe tre vajzave që po filmoheshin në skenë të relaksoheshin dhe të ndiheshin më të çliruar, Leonardo ngriti supet, hodhi peshqirin nga ijet e tij, iu afrua vajzave të zhveshura, u ul në një stol mermeri të zi dhe menjëherë kërceu përpjetë, duke bërtitur me zë të lartë dhe duke vënë duart në të ndenjura.

Ndodhi kështu që nga nxehtësia e sofitteve pllaka e mermerit ishte nxehur shumë. Një infermiere e pranishme në xhirimin e filmit i dha ndihmën e parë aktorit dhe pas një pushimi të vogël ai mundi t’i rikthehej punës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)