12 Maj 2024

Lady Gaga viziton shtëpinë e Amy Winehouse

Londër, 27 nëntor - Lady Gaga ka vendosur të shkojë në shtëpinë ku jetonte Amy Winehouse për t′i bërë homazhet një heroine muzikore.

Ndër të tjera, vetë këngëtarja kishte deklaruar publikisht gjendjen e shokimit, pas zbulimit të vdekjes së interpretueses së “Back To Black”, shkruan tabliodi anglez \"Sun\".

Pas disa muajsh nga vdekja e saj, Gaga vajti në banesën e yllit të muzikës, duke komentuar kështu në Twitter:

\"Nuk isha askush kur ajo doli në skenë. Amy ndyshoi muzikën pop përgjithmonë. Kujtoj se me të kishte më shumë shpresë dhe ndihesha më pak e vetmuar, falë saj\".

Ndërkaq ka pasur fansa që thonë se gjesti i Gagas është thjesht një reklamë, nga ana e asaj që duhet të jetë ndër kandidatet e mundshme për të interpretuar rolin e Amy-t në një film. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)