28 Prill 2024

Lady Gaga triumfon në “European Music Awards”

Madrid, 8 nëntor - Lady Gaga e Jaustin Bieber janë triumfuesit e edicionit të vitit 2010 të “European Music Awards” të MTV këtë vit të zhvilluar në Madrid.

Lady Gaga ka fituar tre çmime, kënga me e mirë, artistja më e mirë femër dhe artistja më e mirë pop. Lady Gaga tërhoqi çmimet në Budapest ku ndodhet për një turne të sajin.

Justin Bieber, i riu kanadez që po bëhet idhull i adoleshentëve ka fituar dy çmime, artisti më i mirë mashkull dhe artisti i ri më premtues.

Por në çmimet e rrjetit MTV mbetet pa vlerësim këngëtarja më e dashur dhe e ndjekur nga të rejat, Miley Cyrus, që u mund nga Gaga.

Për herë të parë në 17 edicione të MTV “European Music Awards” fitues u shpall edhe një italian, Marco Mengoni që fitoi “Best European Awards”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)