01 Maj 2024

Lady Gaga, kumbara e djalit të Elton John

Londër, 28 shkurt - Elton John dhe partneri i tij, David Furnish, kanë vendosur që kumbara e djalit të tyre, Zachary, të jetë këngëtarja Lady Gaga.

Këngëtari britanik dhe partneri i tij, siç transmetojnë mediat britanike, kanë vendosur që Lady Gaga të jetë kumbara e djalit të tyre, pasi është aktiviste e madhe për të drejtat e homoseksualëve, dhe gjithashtu angazhohet për luftën kundër AIDS-it.

“Do të njoftojmë zyrtarisht se kujt do t`ia konfirmojmë këtë lajm, por Lady Gaga do të jetë një nga kumbarat, pasi angazhohet për barazinë e të gjithëve dhe tolerancë”, ka deklaruar Furnish në një emision televiziv, duke u dhënë fund spekulimeve të gjata se cilit personalitet të njohur do t`i takojë nderi që të jetë kumbara e djalit të Elton John.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)