07 Maj 2024

Kylie pëlqen meshkujt "kompleks"

SHBA, 31 dhjetor - Kylie Minogue thotë se romanca e saj me modelin spanjoll Andres Velencoso është lidhja më "plotësuese" që ajo ka pasur ndonjëherë, pasi ajo më herët ka qenë e joshur nga meshkujt "kompleks".

Këngëtarja, e cila më herët ka dalë edhe me yjet si Michael Hutchence dhe Olivier Martinez, mendon se lidhja e saj aktuale me modelin spanjoll është më e përshtatshme për të.

“A është lidhja më plotësuese që kam pasur? Është e çuditshme. Ai është shumë normal por edhe përrallor. Kam mësuar se ende mund të jem në lidhje plotësuese. Pasi ndaheni, ju mendoni, a mund ta bëni këtë sërish? Dhe shpejt ne do të kemi përvjetorin e dytë që vërtet ka shkuar shumë shpejt”.

“Nuk përmendi emra, por jam joshur nga karaktere komplekse. Të gjithë në një mënyrë jemi kompleks, por kjo varet se sa prej saj përfshihet në lidhjet”, ka thënë Minogue.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)