27 Mars 2023

Kosova, shembull i kultivimit të marrëdhënieve ndëretnike

Prishtinë, 22 prill - Me rastin e 23 prillit – Festës Kombëtare të Turqve të Kosovës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takime të ndara, një delegacion të Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), të prirë nga kryetari njëherësh dhe ministër i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, si dhe kreun e partisë Lëvizja Novatore Turke (YTHP) Ertan Simitci  me bashkëpunëtorët.

Kryetari Konjufca ka uruar për festën qytetarët e komunitetit turk, duke i falënderuar për kontributin e çmuar në shtetndërtimin dhe zhvillimin afatgjatë të Kosovës. Ai tha se shteti ynë është shembull i kultivimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe vlerësoi lart rolin e komunitetit turk në forcimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.

Komuniteti turk në Kosovë dhe ai shqiptar në Turqi, përveç pasurimit të diversitetit kulturor, janë edhe ura lidhëse në raportet bilaterale mes shteteve tona mike, theksoi kryetari Konjufca, duke shprehur përkushtimin për të mbështetur komunitetin turk dhe komunitetet e tjera në Kosovë, të cilat janë pjesë e të gjitha institucioneve shtetërore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)