27 Mars 2023

Kori Siparantum do të jetë pjesë e festivalit evropian të muikës korale

Prishtinë, 14 prill - Kori Siparantum do të jetë pjesë e festivalit evropian, “European Music Festival for Young People” që do të mbahet në Belgjikë që do të mbahet me 29 Prill deri 2 Maj 2022.

Kombinimi i angazhimit social dhe krijimit të muzikës së bashku e bën Festivalin Evropian të Muzikës për të Rinjtë një ngjarje unike në Evropë! Neerpelt tashmë po përgatitet për edicionin e 70-të të festës më të madhe të muzikës në Evropë.

Në këtë edicion do të marrin pjesë 50 kore nga 11 vende që vijnë nga e gjithë bota.

Siparantum do të garon në dy kategori. Repertori i korit përmban vepra stilistike të periudhave të ndryshme që nga Renesanca, muzika shqiptare deri tek muzika bashkëkohore.

Kënga e vjetër fllamane “’Ik seg adieu” (1544), vepër e obligueshme në festival do të paraqitet me një version ndryshe e cila është përpunuar enkas për këtë konkurs, nga kompozitori dhe dirigjenti i korit Memli Kelmendi.

Pjesë e programit do të jetë poashtu vepra “Laudes Paschales” (vepër e obligueshme) e Kristiaan Van Ingelgem, një vepër shumë komplekse dhe interesante.

Përppos pjesës garuese kori Siparantum është përzgjedhur nga festivali që të jetë pjesë e ngjarës “Happening”, një koncert tradicional që bashkon zëra nga e gjithë botë.

Kori do të paraqitet me tre vepra të stileve të ndryshme, të cilat do të jenë në shoqërim të pianistit tonë të njohur, Agron Shujaku. Me ftesë të festivalit “European Music Festival for Young People”, është organizuar një Workshop (punëtori) për “Muzikën korale kosovare” e cila do të ligjrohet nga dirigjenti ynë, Memli Kelmendi.

“Antarët e korit përgjatë këtyre muajve kanë bërë një punë fantastike. Një rrugëtim që nuk ka qenë aspak i lehtë sepse të them të drejten repertori ynë në të shumtën e rasteve ka ndryshuar, nuk ka qenë i njejtë, pavarësisht vendeve dhe skenave të ndryshme që kemi përformuar në Evropë. Ne jemi në vazhën e provake intenzive, dua të besoj në suksesin e radhës, uroj të paraqitemi suksesëshëm”, u shpreh Memli Kelmendi, dirigjent i korit Siparantum.

Kori do të paraqitet pranë një jurie profesionale, emra ndër më të njohurit të muzikës korale sot në botë.

Rikujtojmë që kori Siparantum, së fundi është shpallur fitues i kategorisë “Musica Contemporanea” në World Choir Games (2021). Së fundi kori është paraqitur me sukses në sallën më të njohur të muzikës klasike, Berlin Philharmonie, e cila konsiderohet ëndërr e çdo artisti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)