04 Maj 2024

Kluni: Nuk jam i interesuar të garoj për president

Hollywood, 2 shtator - Nëse dëshironi që të shihni një aktor të famshëm president të SHBA-ve ky nuk mund të jetë Xhorxh Kluni edhe pse ai e luan mirë këtë rol në filmin “Ides of March”.

 “Nëse bëj një gabim kjo nuk duhet t’u kushtojë me jetë 100 000 njerëzve. Jam shumë i lumtur duke treguar histori. Filmi nuk vret njerëz. Vetëm mund të kenë mendim të keq ndonjëherë”, është shprehur Kluni.

50-vjeçari luan rolin e një kandidati për president në filmin e tij të ri por thotë se nuk është i interesuar për këtë post.

Kluni ka thënë se në një kohë kur ka një njeri që po e bën shumë mirë këtë detyrë pse duhet të ketë vullnetarë për këtë punë.

“Kam një punë shumë të mirë. Kam të bëj me njerëz shumë joshës, kështu që nuk kam interes për këtë gjë”, ka shtuar aktori i njohur gjatë festivalit të Filmit në Venecie.

Kluni ka shfrytëzuar statusin e tij për promovimin e kauzave politike. Që prej vitit 2004 ai ka dhuruar 15 000 dollarë për kauza demokratike, përfshirë edhe për fushatën e Obamës në vitin 2008.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)