KFOR-i mbajti koncert bamirësie

Prishtinë, 1 korrik - KFOR-i organizoi një koncert të bamirësisë për shkollat muzikore të koordinuara nga Radio K4 në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, me qëllim të promovimit të bashkëjetesës dhe tolerancës.
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Giovanni FUNGO, hapi ngjarjen duke thënë se \"Muzika është gjuha universale të cilën të gjithë e flasim dhe kuptojmë, andaj ne sot jemi mbledhur kёtu që pёrmes muzikёs tё promovojmё bashkёjetesёn dhe tolerancёn. Komandanti i KFOR-it gjithashtu i falënderoi të gjithë tё pranishmit për bujarinë e tyre.
Nxënësit e shkollave nga Graçanica dhe Prishtina, para prindërve dhe mysafirëve të kombësive të ndryshme, luajtën muzikë klasike dhe në fund kënduan së bashku \"Ne jemi bota\".
Koncerti u organizua nga KFOR-i për të theksuar rolin e brezit të ri, duke mbështetur të gjitha iniciativat që synonojnë përmirësimin e integrimit.
Shuma e pёrgjithshme e kontributeve do tё dhurohet pёr tё dyja shkollat e muzikёs.