20 Mars 2023

Këshilli Rinor Kosovar hap ekpozitën "Qendra Rinore Ideale"

Prishtinë, 20 dhjetor - Këshilli Rinor Kosovar (KYC) është organizatë e cila funksionon që nga viti 1999 e cila ka për qëllim ngritjen e cilësisë së arsimit në vend dhe angazhimin e rinisë nëpër aktivitete jashtë-shkollore.

Sot në hapësirën e Bibliotekës Kombëtare KYC do të hap ekspozitën e cila do të paraqesë një shembull se si duhet të duket një qendër rinore për të rinjtë e komunës së Prishtinës.

Punimi ka për qëllim të promovojë nevojën e hapësirave rekreative për të rinjtë dhe shërbimet që atyre ju nevojiten në to.

KYC ka aspiruar të veprojë dhe të ndërtojë një shoqëri civile përmes krijimit dhe mbështetjes së organizatave rinore, angazhimit të të rinjve dhe grave në proceset e ndryshimit, zhvillimit të kapaciteteve të tyre, përfaqësimit të zërit të tyre, promovimit të edukimit të vetëorganizuar dhe mbështetjes së zhvillimit të politikave rinore.

Së fundmi KYC këtë qëllim është duke e implementuar përmes projektit EYE ON i financuar nga Ambasada e Kanadës (CFLI), me qëllim të monitorimit të premtimeve të bëra për të rinjtë nga partitë fituese gjatë zgjedhjeve të fundit komunale, raportimi i punës së bërë deri më tash përmes një raporti i cili është në fazën e fundit të publikimit dhe implementimin e aktiviteteve për promovimin e nevojave të të rinjëve të dalura nga ky raport raport.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 mars 2023 - Qendra Kosovare për Studime Gjinore organizon konferencën “Konventa e Stambollit: Forcimi i zbatimit në përfundimin e dhunës ndaj grave, dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore”. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Shoqata e Bankave të Kosovës organzon shënimin e Javës Ndërkombëtare e Parasë. (Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë, ora 10:00)

- Mbahet konferenca e parë për prezantimin e monitorimit të Strategjisë së Ujërave për Kosovën 2017-2036 dhe prezantimin e propozimit të Politikave për Menaxhimin e Territorit Rreth Resurseve Ujore në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse do të mbajë konferenca për media në nismë të grumbullimit për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2024 kundër Izraelit dhe Andorrës. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)

- Shoqata 'Flaka e Llapit' mbajnë konferencë akademi përkujtimore me rastin e trevjetorit të ndarjes nga jeta të Rifat Blakut. (Salla e teatrit 'Avdush Hasnai' në Podujevë, ora 13:30)

- Kombëtarja e Kosovës fillon edhe përgatitjet për këto dy ndeshje. (Kampi Nacional në Hajvali, ora 16:00)

- Në kuadërt të edicionit XXIII i Javës së Frankofonisë në Kosovë organzohet aktiviteti 'Street Art, Balkan Trafic', krijim nga dy artistë franko-belgë. (Rr. Sylejman Vokshi, 66 në Prishtinë, ora 16:30)