28 Mars 2024

Këngëtari Tarkan arrestohet për trafik droge

Ankara, 28 shkurt - Këngëtari turk Tarkan Tevetoğlu, i njohur gjerësisht me emrin e tij të parë, është arrestuar sot në Stamboll bashkë me nëntë persona të tjerë si i dyshuar për trafik droge.

Këngëtari 37-vjeçar, mjaft i njohur brenda dhe jashtë Turqisë, dyshohet se është i lidhur me një rrjet trafikantësh droge.

Gazeta turke "Zaman" bën të ditur se në shtëpinë e tij në afërsi të Stambollit është gjetur  një sasi prej 12.5 gram kokainë.

Shefi i policisë së Stambollit, Hysen Çapken thekson se ky operacion është planifikuar prej gjashtë muajsh, dhe është pritur rasti i volitshëm për të arrestuar trafikantët. Pas marrjes së dëshmisë, bëhet e ditur se aktiviteti i tyre shtrihej në zonën e Beshiktashit në metropolin turk.

Tarkani dominoi tregun e muzikës turke dhe evropiane për më se një dekadë, duke shitur 19 milionë albume anembanë botës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)