28 Prill 2024

Katy Perry në rradhët e tifozerisë së Interit

New York, 19 janar - Katy Perry protagoniste jo vetëm për sukseset muzikore por edhe për shijet sportive.

Dashamirëse e futbollit Perry, u fut në rradhët e tifozerisë zikaltër gjatë Festivalit të Sanremos, ku shfaqi hapur preferencën e saj në skenën Ariston.

Vetëm pak ditë pas Derbit të Madoninës ajo uron skuadrën e zemrës në rrjetin social Twitter, duke shkruar në faqen personale se impenjimet artistike e detyruan të reagojë me vonesë, por vijon të mbetet interiste ekstremiste dhe se është pafund e lumtur për triumfin ndaj Milanit.

“Tani mbetet të më dhurojë fitore edhe Ducati”, vijon Perry, e cila është gjithashtu edhe një adhuruese e motoçiklizmit

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)