10 Maj 2024

Katherine Heigl nuk është e kënaqur me pamjen e saj

Hollywood, 1 shkurt - Katherine Heigl konsiderohet si një nga aktoret më të bukura në qarkullim, por edhe ajo nuk është e kënaqur me pamjen e saj të jashtme.

33-vjeçarja e ka pranuar këtë gjë gjatë premierës së filmit të saj më të fundit me titull One For The Money, në Paris (Francë).

“Kishte skena të filmit që duhet t’i xhironim në temperatura shumë të ulta dhe nuk ndihesha rehat. Thjesht nuk ndihem mirë me pamjen time kur bën ftohtë, por ato skena ishte e rëndësishme të xhiroheshin në ato kushte”, theksoi Heigl për ‘E!’.

“Atë ditë u mundova shumë, por sado që u ushqeva pak stomaku im u fry”, shton protagonistja e ‘The Ugly Truth’.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)