29 Prill 2024

Kate Winslet transferohet në Londër

Londër, 5 dhjetor - Aktorja Kate Winslet do të transferohet për disa kohë në Londër në mënyrë që fëmijët e saj të jenë pranë ish-bashkëshortit Sam Mendes, i cili po xhiron filmin e ri të sagës “James Bond” në territorin britanik.

Kate tregon kështu që ka një “zemër të madhe” duke thënë që nuk do ishte e drejtë nëse nuk do ta bënte këtë gjë.

“Për Sam-in ky film është i rëndësishëm dhe nuk do ishte e drejtë të bënte vajtje-ardhje nga New York në Londër për të parë fëmijët. Është më mirë që fëmijët të jenë në Londër me mua”, shprehet Winslet.

Aktorja, e cila po jetonte në New York, thekson se edhe pse janë ndarë ajo dhe Sam mbajnë një marrëdhënie miqësore që bazohet në respektin që kanë për njëri-tjetrin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)