29 Prill 2024

Kate Moss, ndërton një bar brenda shtëpisë

Londër, 29 janar - Modelja Kate Moss do të transferohet këtë javë në shtëpinë e saj 8 milionë euroshe në Highgate te Londrës.

Për të mos pasur nevojë të dalë jashtë për të festuar, modelja britanike 37-vjeçare ka vendosur të ndërtojë një bar-diskotekë-karaoke brenda shtëpisë.

“Do të ketë karaoke, vend për orkestër, divane gjigandë, një bar dhe një skenë”, tha një burim për “The Sun”.

Kate Moss dhe partneri i saj, Jamie Hince, po përgatisin festën e parë, atë të mirëseardhjes në shtëpinë e re.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)