27 Prill 2024

Kate dhe William festojnë gjatë tërë natës

Londër, 30 prill - Pas ceremonisë martesore Princi britanik William dhe Kate Midleton kanë festuar deri në orët e vona të natës. Në party-n në Buckingham Palast në Londër ishin ftuar rreth 300 pjestarë të familjeve dhe miq të çiftit të sapomartuar.

Të premten princi William dhe Kate Midleton vunë kurorë. Në Westminster Abbey në Londër ishin grumbulluar rreth 2.000 të ftuar për të marrë pjesë në dasmën e Princit William dhe 29 vjeçares Kate Midleton.

Rreth 50 krerë shtetesh ishin në mesin e të ftuarve. Ceremonia që nisi në mesditë, u ndoq nga televizione nga e gjithë bota. Rreth 2 miliardë njerëz e ndoqën ngjarjen më të rëndësishme të vitit për oborrin mbretëror britanik.

Pas ceremonisë William dhe Kate kaluan nëpër rrugët e Londrës deri në Pallatin Buckingham të ndjekur me kureshtje nga njerëzit dhe më pas ata dolën në ballkon për të përshëndetur masën e njerëzve dhe duke ofruar puthjen tradicionale që entuziazmoi britanikët.

Sipas shtëpisë mbretërore çifti në të ardhmen do të mbajë titullin dukë dhe dukeshë. 28 vjeçari William është pas të atit të tij, Charles, numri dy në fronin britanik. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)