05 Maj 2024

Kardashian ndërpret xhirimet prej urisë

Hollywood, 12 prill - Aktorja amerikane, Kim Kardashian, ishte e detyruar të kërkonte afrimin e orarit të pushimit mes xhirimit të serialit të saj të fundit, pasi ishte jashtëzakonisht e uritur.

Ndërsa xhirimet “Keeping up with the Kardashians” po zhvilloheshin në qytetin e saj të lindjes, Kalabasas, Kim “detyroi” kolegët në një pushim të parakohshëm, ndërsa u shkëput me motrën e saj Kourtney, në një drekë të bollshme.

Ndërsa e motra u mjaftua me një supë, Kim u ngop vetëm pasi konsumoi një sallatë të madhe dhe dy panine.

Për revistat rozë që kanë kritikuar së fundmi linjat e saj, fotot e marra një ditë më parë ishin “të arta”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)