27 Mars 2023

Kampanja “The Kosovo”, pjesë e projektit “Empower Kosovo Youth Identity”!

Prishtinë, 2 mars - Kampanja “The Kosovo” mbështetet në tri ide, komunikim i drejtpërdrejt me audiencën, bukuritë që ndodhen në Kosovë ti transmetojmë sa më mirë, rritjen e ndërgjegjësimit për bukuritë që Kosova  i posedon dhe arsyet e shumta pse duhet ta vizitojnë turistët dhe pse të qëndrojmë dhe ta duam Kosovën.

Në postimet e bëra gjatë kësaj kampanje kemi shfaqur pamje të mahnitshme nga qytetet, malet, bukuritë natyrore, vendet turistike dhe ushqimet që ne konsumojmë me dëshirën më të madhe që të promovojmë Kosovën si shtëpi të ngrohtë dhe për të gjithë.

Po ashtu gjatë kësaj kampanje kemi zhvilluar edhe rubrikën “Dy fjalë për Kosovën” ku me shumë dashuri gjeneratat e reja na tregojnë për dashurinë e tyre ndaj vendit.

Qëllimi kryesor i kampanjës ku përfshihen të gjitha vendet e Kosovës, qytetarët të ndihen krenar për bukuritë dhe të mirat që posedon vendi ynë dhe po ashtu të ndjellim dëshirë për vizita nëpër vende të ndryshme rreth Kosovës.

Ndjenja e çdo banori të Kosovës shpeshherë anon nëpër vendet jashtë Kosovës në këto postime vihet në pah sa shumë ka dashuri vendi ynë për të gjithë banoret hapësirat e bukuritë që  kemi dhe të jemi edhe më miqësor me ambientet që na rrethojnë.

Nëpërmjet fotove dhe videove  ka një ndërlidhje me bukurinë,ndenjën dhe kulturën që veç se shfaq secila prej tyre të promovojnë çdo të mirë po ashtu të bëhemi urë lidhëse për banorët jashtë Kosovës dhe pse jo edhe për turistët e huaj.

E veçanta e grupit tonë ka qenë angazhimi i gjeneratave të reja me mendimin e tyre rreth Kosovës, për të gjithë përcjellësit e faqes për bukuritë që Kosova ka në foto dhe video relaksuese pas një dite të lodhshme.

Grupi “The Kosovo” përbëhet nga 3 anëtarë të rinj plot vullnet dhe dashuri.

Anëtarët e grupit janë: Lirije Hamiti, Murtez Skovrqani dhe Edmond Syla.

 

https://www.facebook.com/TheKosovo/videos/302334328474184 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)