27 Prill 2024

Julia Roberts në luftë kundër SIDA-së

New York, 25 janar - Julia Roberts i ka braktisur komeditë e saj romantike dhe është rikthyer në ekranin e televizionit me një rol tepër të veçantë në “The Normal Heart”, të Ryan Murphy.

Në këtë film, i cili zhvillohet në New Yorkun e viteve 80, gjatë fillimit të shpërndarjes së AIDS, ajo do të jetë në rolin e Emma Brookner, një mjeke e ulur në një karrocë me rrota që flet për sëmundjen me mediat.

Filmi, është i përqendruar shumë mbi fenomenin e shpërthimit të AIDS në New York, ku ndjek ngjarjet e aktivistit homoseksual Ned Weeks, rol që interpretohet nga Mark Ruffalo.

Në kastin e aktrove vlen për tu përmendur prania e Alec Baldwin, në rolin e vëllait të Ned Weeks, dhe ajo e Matt Bomer, në rolin e gazetarit e të dashurit të Ned.

“The Normal Heart” është mbështetur dhe në pjesën gjysmëautobiografike të Larry Kramer, autor dhe i skenografisë së filmit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)