10 Maj 2024

Julia Roberts interpreton në filmin për Borëbardhën

Hollywood, 30 janar - Një mbretëreshë e cila do të simbolizojë të keqen dhe do të interpretohet nga Julia Roberts, ndërsa në krahun tjetër borëbardha tepër e ëmbël dhe në këtë rast atlete e cila do të interpretohet nga Lily Collins.

Sigurisht që dhe veshja do të jetë ajo klasike me këmishën me mëngët e fryrë, korse dhe fundin e gjatë.

Natyrisht për tu theksuar janë dhe shtatë xhuxhët, që patjetër do të ishin prezent në këtë histori.


Është pak a shumë ajo çka mund të shihet në treilrat e “Borëbardhës” që shumë shpejt do të jetë e pranishme në sallat e kinemasë.

Për tu theksuar është se një version tjetër i Borëbardhës pas shfaqjes së këtij do të vijë menjëherë ku protagoniste do të jetë Kristen Stewart në filmin “Borëbardha dhe gjuetari”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)