07 Maj 2024

Johansson, gati për t’u bërë aktorja më e paguar

Hollywood, 9 korrik - Ajo së shpejti do të ketë tre filma me Superheronj në raftin e saj kështu që nuk është çudi kur producentët e filmave kërkojnë me ngulm shërbimet e saj për një përvojë të katërt.

Dhe nuk ka vonuar! Duket se Scarlett Johansson-it i janë ofruar rreth 13 million pound për të marrë pjesë në vazhdimin e sagës “Avengers”.

Pagesa madhështore do e bëjë 27-vjeçaren aktoren më të paguar femër, në të gjitha kohërat.

Scarlett, e cila luan rolin e Natasha Romanoff ose Vejushës së Zezë, është duke u tunduar të ndrisë sërish për herë të tretë në Avengers 2.

Shuma e majme do të errësojë të 12.2 milion poundët e paguar për Angelina Jolie për rolin e saj te “Turisti”, në vitin 2010.

“Avengers Assemble” u bë filmi i tretë me fitimin më të madh në histori, duke grumbulluar 936 million stërlina në arkat e kinemave, dhe Scarlett është parë si një pjesë integrale e këtij suksesi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)