29 Prill 2024

Jessica Simpson, marrëzisht e dashuruar

SHBA, 7 shtator - Jessica Simpson është e dashuruar marrëzisht me të dashurin e saj më të cilin ka disa muaj që është lidhur, ish ylli i NFL-së, Eric Johnson.

Këngëtarja ka postuar në Twitter një fotografi me të dashurin, ku dukej tepër e lumtur.

Fotoja ishte e shoqëruar me një shënim ku shkruhej: “Kam takuar një burrë të mrekullueshëm. Jam vërtet me fat!”.

Jess dukej magjepse me fustanin e kuq dhe të dashurin në krahë.

Këngëtarja duket se më në fund ka gjetur dashurinë e jetës pas lidhjeve të pasuksesshme me Nick Lachey, John Mayer dhe Tony Romo.