06 Maj 2024

Jennifer Lopez, tashmë e thinjur

Los Angelos, 19 prill - Pasi është shpallur femra më e bukur në botë, Jennifer Lopez, zbuloi se në moshën 23-vjeçare kishte filluar të thinjet, dhe tani i duhet çdo dy javë t`i ngjyrosë flokët që t`i fshehë të thinjurat.

“Me rolet e para në film filluan të paraqiten edhe të thinjurat. Mendoj se kjo ishte për shkak të presionit dhe stresit. Që kur jam martuar me Marc Antony-n, më duhet t`i ngjyros flokët çdo dy javë”, tha Jennifer.

Përkundër kësaj, 40-vjeçarja tha se ndihet e nderuar që revista “People” ia dha titullin e femrës më të bukur në botë, marrë parasysh që konkurrenca ka qenë shumë e fortë.

Edhe pse pëlqen që të rregullohet për emisione të ndryshme televizive dhe inçizime të video-spoteve, këngëtarja thotë që më së shumti kënaqet në shtëpi me bashkëshortin dhe binjakët trevjeçar Max-in dhe Emma-n.

Ajo thotë se roli i nënës më së shumti i përshtatet, pasi mund të lëshohet në lojë me fëmijët.

Kenga e saj “On the Floor” zuri vendin e parë në të gjitha top-listat botërore. Lopez po ashtu aktroi në 26 filma dhe në shumë emisione televizive.

Edhe pse publiku e don shumë, duket se ajo nuk është e adhuruara e gazetarëve, të cilët mendojnë që është arrogante dhe sillet sikur eshte divë.
 
Falë rolit në komedinë “In Living Colour”, karriera e saj filloi të lulëzojë, pas së cilës pasuan nje numër i madh i albumeve muzikore, rrobat me emrin e saj dhe në fund krijimi i shtëpisë së produksionit. Albumi i saj i fundit ka dalë më 29 prill të vitit të kaluar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)